Të kërkosh punë tjetër pa e marrë vesh shefi?

E publikuar: 11/10/2016 01:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Kush nuk ka kërkuar punë pa e marrë vesh shefi?”. LinkedIn ka menduar pikërisht këtë pyetje kur ka prezantuar “Open Candidates”, një funksion i ri që ka si qëllim të kërkosh punë pa e marrë vesh askush.

Ky funksion është i thjeshtë: në faqen “Punë” të rrjetit social mjafton të shkosh tek preferencat dhe të aktivizosh funksionin, duke zgjedhur llojin e punës që po kërkon. Mundësia e vlerësimit të ofertave të reja shfaqet vetëm nga rekrutuesi, që përdor një version premium të LinkedIn, dhe jo nga rekrutuesi i kompanisë ku punon apo kompanive të lidhura me të.

Për momentin “Open Candidates” funksionon në SHBA, Kanada, Australi dhe Britani, si në versionin për celular dhe në atë për kompjuter. Funksionimi në të gjithë botën do të jetë i vlefshëm shumë shpejt thuhet në blogun e kompanisë.