“Të ka lali shpirt” bëhet kënga e parë shqiptare me 100 milionë klikime

E publikuar: 22/05/2015 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kënga “Të ka lali shpirt” e kënduar nga Silva Gunbardhi, Mandi e Dafi ka arritur që të arrijë shifrën e 100 milionë klikimeve në rrjetin e shpërndarjes së videove, YouTube.

Kjo bëhet kënga e parë në gjuhën shqipe që arrin në këtë shifër.

Kënga dëgjohet mjaft shumë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga vendet e tjera të Ballkanit dhe më gjërë.