Te Juventusi të bindur për transferimin e Ronaldos

E publikuar: 06/07/2018 19:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Juventusi besohet se ka marrë “sinjale pozitive” në ndekjen e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Gianluca Di Marzio, ka deklaruar se është rritur besimi nga ana e Juventusit se Cristiano po shkon drejt Torinos.

Gazetari i Sky Sport Italias ka sqaruar se Real Madridi e di se Ronaldo do sfidë të re pas nëntë viteve te Bernabeu dhe ata nuk duan ta pengojnë portugezin.

Edhe Mediaset kishte rapotuar se Jorge Mendes, agjenti i portugezit, gjendet në Milan për të finalizuar marrëveshjen.

Transmetuesi i njohur italian eson se Mendes mund të propozojë pas takimit me Juven një kërkesë të shkruar te Reali bashkë me Bianconerët për të zyrtarizuar ofertën.

Fotomontazh: Ronaldo me fanellë të Juves

Marca në raporte tjera ka shkruar se Juventusi po pret konfirmimi nga agjenti nëse çmimi i Realit për portugezin është 100 milionë euro.

Juventusi me këtë transferim do të bënte sensacion të madh në kampionatin italian, duke ju qasur në anën tjetër edhe më seriozisht Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/