Të jesh mësues/e në Kosovë!?

E publikuar: 27/10/2017 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Sebahate Sopjani

Roli i mësuesit ka peshën, rëndësinë, respktin në të gjitha aspektet e kësaj fushe, në çdo vend e në çdo shtet të kësaj bote ovale apo t’rrumbullkët, si dush quane.

Tek ne në Kosovë mund të frymëzohesh, motivohesh për rolin e mësuesit vetëm nga literatura pedagogjike, hë… shpesh edhe e bëjë këtë, sepse nuk gjen skaj as prit se ku mund të ndalesh dhe ta frenosh vetën kur të mungon përkrahja, avansimi profesional, shpërblime për punën tënde, karrierën, dhe bagazhin tëndë që vetëm mbi supe e mbajmë për vetèn tonë, edhe pse me shumë dinjitet i shërbejmë vendit tonë me emrin Kosovë, tek pjesa më e mirë dhe më e çmuara e vendit, pra në fëmijë të kësaj shoqërie.

Ehh, kur t’i i tregon ndokujt se je mësues/e, përgjegjja automatike, Uuuu po ju mësuesit u kënaqët… tre muaj pushim veror, dy javë dimëror, pesë ditë pranveror… bile.. bile vetëm katër orë punë keni… mos u ankoni 400 euro po i merrni’’ prej cilido nivel shoqëror që i takon ai njeri të thotë kështu.

Ehh.. ofshama jonë është e mbrendshme, se askush nuk e beson e as nuk don ta besoj, se të jesh mësues/e i Kosovës, DUHET T’I KESH PATJETËR EDHE KËTO PROFESIONE: MËSUES, PEDAGOG, PSIKOLOG, PRINDË, DOKTOR. Çdo ditë ballafaqohesh me probleme të natyrave të ndryshme të nxënësve, prindërve, lëndime apo alivanosje të nxënësve që ne vet mësuesit i trajtojmë, qoftë roli i pedagogut, psikologut, farmacisitit etj.. etj, dhe … ne planifikojmë çdo ditë, organizojmë çdo ditë, konsultime me prindër çdo ditë, printime të materialve shkollore, takime, konsultime para e pas mësimit çdo ditë, ama çdo ditë. Shpesh mësim plotësues, shtues e më së shumti mësim diferencial… ÇDO DIITË,… PAMEDITJE, PAHONORARE, PASHPËRBLIME APO NGRITJE PROFESIONALE.

Puna jonë, detyrat dhe përgjegjësitë që bartim ne çdo ditë, bëjmë punë dhjetë orëshe, puna jonë fillon një orë më herët dhe mbaron një orë më vonë, dhe vazhdon në shtëpi edhe katër orë të tjera për planifikme o njerëz t’vendit tim, dhe prap jemi ballë hapur, krenar me këto të hyra që kemi, sepse misioni jonë është i shenjtë, vlera e misionit tonë nuk matet me primtet e jaja ndaj nesh, e Ju vazhdoni t’i përjetoni postet e juaja!

Mr. Sebahate Sopjani (pedagoge,mësuese)