Të jesh aktor…!

E publikuar: 25/08/2016 19:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori bënë jetën e një lideri, doktori, mësuesi, ekononisti, juristi, psikologu… por, këtë jetë ai e bënë vetëm në dërrasat e Teatrit. Ndërsa në realitet, aktori bënë jetë modeste, bënë jetë pak më të mirë se një punëtor i rëndomtë dhe, e gjithë kjo ndodhë, jo pse aktori nuk di të bëjë jetë të mirë e “luxoze” por, sepse kjo jetë nuk u ofrohet nga ata që kanë përgjegjësi dhe që vetëm për një kohë të caktuar “njohin” vlerën e një tij.

Aktori mbetet pa pagë për gjatë kohë!
Kjo është jeta e aktorit te ne, i cili detyrimisht është i kufizuar të bëjë jetë të mirë, madje me shumë sakrificë arrinë të realizojë profesionin e vet, përderisa institucioni komunal, përgjegjës për krijimin e kushteve për ushtrim profesioni pa problem për aktorin e për jetë meritore të tij, vazhdon të bëjë sefa nëpër zyrë, duke improvizuar “mbledhje urgjente”, sikurse do të ndërmarrë diçka për të! Por, fatëkeqësisht nuk del asnjë rezultat nga ta.
Ndërsa aktori në këto kushte vazhdon me përkushtim punën dhe jetën e tij – pa page, pa trajtim dinjitoz! E në anën tjetër, përgjegjësit për krijimin e kushteve më të mira për aktorin, vazhdojnë me injorancën e tyre…
Zyrtarë komunalë mbushen me ngazëllim kur iu dërgohet ftesa për ndonjë Premierë, që me shumë mundi, pa kushte e pa fije përkujdesi ndaj aktorit, realizon një trupë artistësh të pa-vlerësuar nga institucioni.
Ngazëllimi u shtohet edhe më kur iu rezervohet vendi më pranë skenës, përderisa kënaqen duke shikuar shfaqjen me krekosje se, “ja çfarë bëmë ne për artin skenik dhe aktorin”, e që në realitet arti dhe artisti fare nuk janë prioritet i tyre.
Ndërkaq aktori nuk dorëzohet! Ai jep nga vetja e tij dhe shpirti krijues, karaktere e shfaqje që mahnisin publikun artëdashës.
Përkundër këtyre rrethanave të rënda për aktorin – është mirë të jesh aktor!

Arzie Nuhiu – anëtare e Komitet Komunal të Kulturës (PDK) – Gjilan