Do të ishte katastrofë e vërtetë, aeroplani i Putinit për pak sa nuk përplaset në ajër (Video)

E publikuar: 09/02/2016 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aeroplani Tu-134 nga flota që e bartë presidentin rus, Valdimir Putin për pak sa nuk është përplasur me dy aeroplanë ushtarak rus Su 27. Katastrofën e vërtetë e ka evituar kontrollori i fluturimeve nga aeroporti i Moskës Vnukovo, të cilët në momentin e fundit ia ndërruan drejtimin aeroplanit Tu-134, raportojnë mediat ruse.

Incidenti ka ndodhur më 4 shkurt në qiellin mbi rajonin Tversk, në veriperëndim nga Moska. Aeroplani Tu-134, që i takon njësitit Special të fluturimeve “Rusija”, është i ngarkuar për bartjen e zyrtarëve të lartë, në mesin e të cilëve edhe presidentin dhe kryeministrin e Rusisë. Ai në kohën e incidentit fluturonte nga aeroporti Vnukovo dhe në të nuk ishte askush nga zyrtarët, por vetëm anëtarët e bordit.

Aeroplani ka fluturuar rreth orës 11 në mëngjes për në Shën Petersburg dhe vetëm disa minuta pas nisjes ka qenë në lartësi prej 10.000 metrash mbi fshatin Paçinok në rajon Tversk.

Në të njëjtën kohë, dy aeroplanë ushtarak Su-27 nga baza ushtarake Hatilov kanë qenë në stërvitje të rregullt, gjithashtu në lartësi 10.000 metra dhe ishin nisur në drejtim të fshatit Paçinok.

Kontrollerët e fluturimeve në Vnukov kanë hetuar se gjuajtësit me shpejtësi prej 1300 kilometrave në orë po i afroheshin aeroplanit të udhëtarëve dhe i rekomanduan Tu-134 që të fillojë ta ulë lartësinë. Siç raportojnë mediat ruse, vetëm disa sekonda kanë qenë në pyetje që të shkaktohet katastrofa. /Republika.info/