Të hënën dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Maltë – FFK njofton vendin ku shiten, rregullat, por jo edhe çmimin

E publikuar: 08/10/2018 05:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin për daljen në shitje të biletave për ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova do të luajë të enjten më 11 tetor ndaj Maltës në ndeshjen e tretë të grupit 3.

Kjo ndeshja është e paraparë të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit ‘Fadil Vokrri’ me fillim nga ora 20:45.

Për këtë ndeshje FFK ka njoftuar opinionin se shitja e biletave do të fillojë të hënën më 8 tetor prej orës 17.00, por nuk është njoftuar çmimi i tyre.

Shitja e tyre do të bëhet në dyqanet e kompanisë IPKO, ndërsa do të ketë edhe disa rregulla që do të aplikohen së pari herë.

Atmosfera në ndeshjen e zhvilluar në Fadil Vokrri

– Një person mund të blejë vetëm 5 bileta

– Për çdo fëmijë nevojitet bileta

– Secili duhet të ulet në ulësen e vet dhe askush nuk ka të drejt të qëndrojë në shkallë të stadiumit.

Pikat e shitjes

Perandori Justinian nr.16 Prishtinë, Pejton 38349700700

Rr. Sali Ceku nr.22, Prishtinë Dardania 38349700700

Sheshi Nëna Tereze (përballë bustit të Nënës Terezë) Prishtinë Qendra Prishtinë 38349700700

Rr. Latif Hasani përballë Kuvendit Komunal, Ferizaj 38349700700

Rr.Adem Jashari afër Meridian në qendër, Gjilan 38349700700

Bulevardi Shemsi Ahmeti 24 Mitrovicë 38349700700

Rr. Nëna Tereza nr. 414 Gjakovë 38349700700

Eliot Engel nr.61, Pejë 38349700700

Rezmi Ademaj nr. 34 Prizren 38349700700

/Telegrafi/