Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Kosovë rekomandohen ta kenë testin për koronavirus

E publikuar: 23/06/2020 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, të rihapet më 28 qershor.

Nga 28 qershori pra hapen edhe linjat ajrore, mirëpo në vendim thuhet që udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës rekomandohen të kenë testin RT-PCR negativ.

“Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Republikën e Kosovës rekomandohen ta kenë testin RT-PCR negativ (testi për koronavirus), jo më të vjetër se katër ditë”, thuhet në vendim./GS/