Të gjithë sytë tek ISIS-i, por Al Kaida është duke përgatitur një shtet të ri islamik

E publikuar: 07/05/2016 10:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndonëse kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik, janë duke operuar shumë organizata ndërkombëtare, Al- Kaida është duke bërë një forcë tjetër, tha analisti i Lindjes së Mesme, Charles Lister, raporton Independent.
“Pas pesë vitesh, Al-Kaida është e gatshme që të krijojë një shtet të ri islamik”, tha Lister, duke shtuar se Al-Nusra, i cili ka degën e saj në Siri, po fiton një mbështetje të fortë lokale dhe po e forcon ndikimin në atë territor, transmeton Indeksonline.
“Nëse SHBA-të dhe betejat e saj ndaj ISIS-it nuk janë të ashpra, ISIS do të ketë ndikim negativ në gjithë botën. Pasojat e injoruar apo humbjet nga lufta do të ishte katastrofike. E vetmja mënyrë për t’i ulur ambiciet e Al-Nusra është ri-fuqizimi i moderuar siriane – duke përfshirë civilët , ushtaraket, politiken, gjithashtu, gjithë Perëndimi duhet të përballet me ta”, thotë Lister.
Gjithnjë e më shumë të rinj sirianë janë të hidhëruar me regjimin e Bashar al-Assad, të cilët po kthehen të al-Nusra, sepse ai u jep atyre paga disa herë më të larta sesa Ushtria e Lirë Siriane.
Al-Nusra ka infiltruar tashmë qeverinë në pjesë të caktuara të Sirisë, në të cilat ka futur ligje fetare në fuqi.
Instituti Amerikan për Studimin të Luftës, paralajmëroi në fillim të këtij viti se aleatët e Al-Kaedës kanë strategji shumë të sofistikuar – ani pse ata kanë gjithë vëmendjen e Perëndimit, janë të përqendruar gjatë gjithë kohës punojnë në infrastrukturën dhe mbështetjen në të gjitha niveleve të pushtetit vendor dhe strukturave fetare.