Të gjithë sytë nga “El Clasico”. Në Spanjë e kudo, sot ka veç Real-Barça

E publikuar: 23/04/2017 15:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja më emocionuese e futbollit europian për klube dhe “mbretëresha” e të gjitha platformave sportive televizive do të marrë jetë sot në mbrëmje, duke nisur nga ora 20:45.

Reali i Madridit do të presë Barcelonën, por bashkë me katalanasit do të duhet të presë edhe miliona sy përmes ekranit të vogël, në ndeshjen e futbollit që mund të hapë më shumë se kurrë këtë sezon, garën për titull në La Liga.

Formacioni i Zinedine Zidane kryeson La Ligën me 3 pikë më shumë sesa rivalët, ndërkohë që ka edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Suksesi potencial në stadiumin “Santiago Bernabeu” do t’i vendoste “Los Blancos”-it në një pozicion më të favorshëm për titullin e parë që prej vitit 2012.

Raphael Varane dhe Pepe nuk do mund të japin kontributin e tyre me fanellën “merengues”, duke lënë “galaktikët” me vetëm dy opsione në qendër të prapavijës, Sergio Ramos dhe Nacho, në një formacion gjithsesi që imponon respekt edhe te Barcelona.

Në kampin tjetër, skuadra “blaugrana” ka mundësinë e fundit që të pengojë marshimin e “galaktikëve”, edhe pse skuadra e Luis Enriques, me trajnerin në sezonin e fundit në stolin e Barcelonës, do të duhet t’u besojë shpikjeve të repartit sulmues për surpriza të këndshme.

Aleix Vidal dhe Rafinha do të mungojnë, ndërsa Mascherano mbetet në dyshim. Por mungesa më e rëndësishme është braziliani Neymar, për shkak pezullimi, dhe 11-shja titullare e miqve pritet t’i korrespondojë skemës 4-3-3.

Dilema e madhe është se kush do të zëvendësojë Neymarin. Në pozita të favorshme është turku Arda Turan, por nëse mes ballkanasit apo Paco Alcacer ka dilema, pjesa tjetër është e lehtë për t’u zgjedhur./tch/