Të gjithë i përulen Messit, por në “El Clasico” kishte dhe një tjetër hero

E publikuar: 24/04/2017 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bota e futbollit flet vetëm për Lionel Mesin dhe e bën këtë me plot të drejtë, mbas “El Clasicos” së 174-të, por ata që janë tifozë të vërtetë, nuk mund ta lënë pa konstatuar kontributin e madh që portieri gjerman, Mar Andre ter Stegen, dha për fitoren e Barcelonës mbi Realin.

I tillë është fati i portierit, të mbetet, në një plan afatgjatë, pa u vënë re, kurse ai, me ndërhyrjet e tij, bën një pjesë të madhe të punës, sikurse u konstatua kjo edhe në ndeshjen e mbrëmshme të “El Clasicos”.

Ter Shtegen shkëlqeu në portën e vet dhe krahas Lionel Messit, ka meritën kryesore në fitoren kundrejt Realit. Gjatë ndeshjes, ai kapi disa topa që tifozëve vendas u dukeshin sikur kishin përfunduar në rrjetë, duke i detyruar ata që të çoheshin të entuziazmuar në këmbë para kohe. Ai bëri 12 pritje vendimtare, më shumë se çdo portier tjetër i Barcelonës 1ë nga sezoni 2003/04. /albeu.com/