Te gjithë online, më pak thirrje telefonike (Video)

E publikuar: 07/06/2016 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas autoritetit të komunikimeve elektronike dhe postare, në tre mujorin e parë të 2016 numri i minutave i thirrjeve dalëse nga rrjetet celulare ramë 15% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2015, kurse numri i mesazheve të shkruara SMS pësoi rënie me 6,8%.

Kjo është shoqëruar nga ana tjetër me një rritje të përdoruesve të internetit “broadband” nga telefoni me plot 47%. Kjo sipas AKEP lidhet me orjetimin e tregut drejt teknologjisë 3g dhe 4g, dhe me zgjerimin e përdorimit të ‘smartphone’-ve dhe aplikacione që ofrojnë komunikime të shpejta me mesazhe.

“Gjithmonë e më shumë, me rritjen e cilësisë së shërbimit “broadband”, përdoruesit shqiptarë po përdorin shërbime të tjera. Të zëvendësojnë shërbimet tradicionale për thirrje dhe për SMS, pra kemi një rritje të këtyre shërbimeve, që vjen edhe si pasojë e ofertave që kanë operatorët celularë për aparatet smart”, shprehet Altin Rrapaj, drejtoria e rregullimit të tregut AKEP.

Aplikacionet si “Whatsapp” apo Viber ofrojnë biseda me tekst, thirrje zanore, mesazhe me foto dhe video, apo dokumente PDF, duke lehtësuar komunikimin dhe zëvendësuar atë tradicional.

Teknologjia e informacionit nuk po njeh kufij dhe ardhmja është e sigurt që do ketë mjaft surpriza. Sigurisht nëse këto, do të shoqërohen me ulje të mëtejshme të kostove telefonike.