Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme

E publikuar: 19/01/2017 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Angazhimi i ekipeve të Ministrisë së Infrastrukturës në terren ka mundësuar vazhdimin e zhvillimit të komunikacionit pa vështirësi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale, njofton kjo ministri.

“Bashkëpunimi i mirë në mes menaxherëve rajonal të Ministrisë së Infrastrukturës, ekipeve lokale nëpër komunat e vendit dhe Policisë së Kosovës në vazhdimësi ka mundësuar qarkullimin e qytetarëve edhe në zonat e thella malore”, thuhet në komunikatë.

“Me gjithë reshjet e borës të herë pas hershme, bazuar në informacionet e fundit nga menaxherët rajonalë të MI-së, rrugët në të gjithë vendin mbeten të kalueshme”.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon të gjithë qytetarët që të udhëtojnë të kompletuar me pajisjet e nevojshme dimërore duke treguar kujdes të shtuar në komunikacion dhe duke respektuar ligjin.