Të gjitha fluturimet e nesërme nga Aeroporti “Adem Jashari” janë të anuluara

E publikuar: 17/06/2020 19:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët që kanë planifikuar të udhëtojnë nesër nga Aeroporti  Ndërkombëtar “Adem Jashari nuk do të mund të bëjnë këtë.

Aeroporti ka njoftuar se janë anuluar të gjitha fluturimet e datës 18 qershor 2020.

Njoftimi për anulimin e fluturimeve është publikuar në faqen zyrtare të ANP.

“Të nderuar udhëtarë në pritje të udhëtimit, ju informojmë se fluturimet e datës 18 Qershor 2020, janë anuluar”.

“Për të dhëna shtesë në lidhje me fluturimin tuaj, ju lusim që të kontaktoni kompanitë ajrore”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.