Të gjitha bursat Kineze të Bitcoin duhet të mbyllen përpara datës 30 Shtator

E publikuar: 15/09/2017 12:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjitha bursat e monedhave virtuale duhet të ndalojnë aktivitetin e tyre lajmëruan autoritetet Kineze ditën e sotme për të qëndruar në përputhje masat e fundit.

Raportohet se ato kanë shpallur të jashtëligjshme të gjitha platformat tregtuese të bitcoin në para prej letre.

Çmimet e bitcoin kanë filluar të reagojnë duke humbur 21% dhe rënë në 3,000 dollar brenda 24 orësh. Reagime ka pasur edhe ndaj lajmërimit për mbylljen e BTCChina dhe bursave të tjera.

Disa lojtarë të shquar industrie thonë se ndërsa tregjet po reagojnë ashpër ndaj lëvizjeve të autoriteteve Kineze, përfitimet në periudha afat gjata ishin të qarta për ethosin e bitcoin.

“Çmimi është gjithnjë një matës solid i ambicies dhe frikës së tregjeve dhe reflektojnë paqartësinë që shoqëron rregullimin e këtij tregu për momentin,” shprehej CO i Leverj Bharath Rao.

“Kjo gjithashtu sinjalizon se zhvillimi i modeleve të decentralizuara është një fenomen në rritje.”

Rregullimi jo vetëm që nuk është i nevojshëm por nuk është as i mundur për modelet e decentralizuara. Masat e reja të autoriteteve Kineze prodhuan një eksod të dytë masiv në platformat p2p siç është Localbitcoins.

Me ndalimin e konvertimit të bitcoin në para prej letre në Kinë, një treg me influencë të gjërë pritet të shuhet, por kjo mund të mos jetë për gjithmonë. /PCWorld Albanian