“Të gjejmë forcë e ta ratifikojmë Demarkacionin”

E publikuar: 05/03/2017 22:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se tashmë është bërë e qartë se toka e Kosovës është e paprekur dhe se territori nuk zvogëlohet me Demarkacionin me Malin e Zi, prandaj duhet të gjendet forca dhe marrëveshja për kufirin të ratifikohet sa më parë në Parlament.

“Komisioni i Ekspertëve konstatoi se Kosova ka 10.905,25 km katrorë. Konstatoi, po ashtu, se Kosova nuk ka humbur asnjë metër tokë në shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Prandaj, shkruan Mustafa, “nuk ka asnjë kuptim që të vazhdohet me kundërshtime të pabazuara, por duhet të gjejmë forcë për ta ratifikuar kufirin, sepse kufi tjetër nuk ka”.

“Mund t’i dëmtojmë qytetarët tanë, t’i mbajmë të izoluar, por sipërfaqe më të madhe se 10.908 km katrorë Kosova nuk ka pasur asnjëherë. U konstatua se për 2,75 km katrorë është korrigjuar territori me demarkacionin e kufirit me Maqedoninë dhe se tani Kosova ka 10.905,25 km katrorë”.