“Të fitojmë në El Clasico për Neymarin”

E publikuar: 20/04/2017 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, thotë se skuadra e tij do ta fitojë El Clasicon për Neymarin që është i suspenduar.

Brazili u dënua me tri ndeshje pas kartonit të kuq kundër Malaga ku Barcelona humbi 2-0.

Neymar ishte më i mërzituri pas eliminim nga Juventusi në Ligën e Kampionëve.

Rakitic thotë se skuadra do ta ndjejë mungesën e lojtarit.

“Nuk ka nevojë ta përsëritur se sa lojtar i rëndësishëm është ai për në”.

“Dënimi nuk është i mirë, por është si është. Duhet ta kuptojmë situatën dhe t’i futemi punës”.

“Në të kaluarën kemi treguar se mund t’ia dalim edhe nëse Neymar nuk luan. Natyrisht do të ishte e mirë që ai të ishte në fushë, pasi ai është një nga dy apo tre lojtarët më të mirë në botë”.

“Duam t’ tregojmë Neymar që mund të fitojmë edhe pa të dhe ta marrim një fitore për të”, ka thënë kroati.