Të dyshuarit për vrasjen e foshnjës në Viti, i caktohet masa e paraburgimit

E publikuar: 30/08/2017 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Xh. K., në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditëve.

I pandehuri Xh. K. shqiptar nga Republika e Maqedonisë, me vendbanim në Komunën e Vitisë është arrestuar me datë 29.08.2017, pasi që i njëjti dyshohet se privuar nga jeta vajzën e tij të posa lindur.

“Për këtë ai ngarkohet me veprën penale “Vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 pika 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës’”, thuhet në komunikatë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Sot gjatë ditës është raportuar se është gjetur pa shenja jete një foshnje e porsalindur në Letnic të Vitisë.