Të dy të thjeshtë, por ky është detaji që diferencon fustanin e Meghan Markle dhe Kate Middleton

E publikuar: 21/05/2018 05:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kate Middleton ditën e dasmës së saj, mbante të veshur një fustan të qëndisur, me mëngë të gjata nga Alexander McQueen, i shoqëruar nga Cartier Halo. Kate pëlqeu më tepër një dizajn me jakë v. Detajet dhe qëndismat binin shumë në sy dhe dukeshin me të vërtetë bukur në trupin e Kate.

Meghan Markle, ditën e sotme zgjodhi fustanin më të mrekullueshëm të jetës së saj. Një fustan me mëngë të mahnitshme, të cilat janë dizenjuar nga Claire Wright Keller për Givenchy. Eksperti mbretëror i dasmës dhe dizenjuesja e dasmës Caroline Castigliano, fillimisht parashikuan se Meghan do të vishte një fustan me mëngë të gjata, dantellë dhe jakë v, që do të ishte mjaft i ngjashëm me fustanin e Kate.

Në vend të kësaj, fustani i Meghan ishte prej mëndafshi, i butë e i lëmuar, i thjeshtë e pa dantella, në një dizajn relativisht minimal dhe tradicional. Veshja kishte vetëm gjashtë pjesë, të vendosura në mënyrë të përsosur me njëra-tjetrën.

Velloja prej mëndafshi e Meghan është 16.4042 metra e gjatë, shumë më e gjatë se e Kate, edhe pse e modifikuar në mënyrë të ngjashme nga lule të endura me dorë. “Velloja është një tyl mëndafshi me qëndisje dhe me lule që përfaqësojnë republikën,” është shprehur Castigliano.