Të dy kafkat e ilustruara janë të kuqe, efektet anësore i bëjnë të duken rozë dhe portokalli (Foto)

E publikuar: 24/12/2018 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mashtrimi optik që i shfaqë dy kafka të ilustruara, ka ngjallur debate në rrjetet sociale për ngjyrën që e kanë.

Imazhi i postuar në Reddit, i shfaqë të kafkat që duket se kanë ngjyrë rozë dhe portokalli, në sfondin me vija vertikale, transmeton Telegrafi.

Shikuesit mbetën të befasuar, kur kuptuan se të dyja janë të kuqe, por gjithçka është te efektet anësore.

Imazhi i kafkave që duket se kanë ngjyra të ndryshme

Gjithçka është te vijat e verdha dhe të gjelbra, që krijojnë iluzionin se të dyja i përkasin toneve të ndryshme.

Mirëpo, shikuesit pyetën nëse ka të bëjë me nuanca të ndryshme të ngjyrës së kuqe, që po i bën të duken krejtësisht të kundërta.

Pamja që morën pasi u larguan vijat verdhë dhe kaltër

“Kush mund të më shpjegojë, sepse askund nuk po i shoh ngjyrat e kuqe”, ka shkruar një komentues, që pas një kohe të shkurt i erdhi edhe përgjigjja.

Një njohës i këtyre enigmave, i rekomandoi të shikonte vetëm në vijat që ndodhen brenda kafkave dhe të shmangin sa më shumë linjat e verdha dhe të gjelbra. /Telegrafi/