Të dua e panjohur

20.01.2017 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Të dua e panjohur

Të kuptosh se dashuria nuk është lojë jete, por ndjenjë që të lidh me të pamundurën në kuptimin jetik, këtë na e dëshmon libri me tregime, që kërkon te jesh kalorës i jetës, drejtë shtigjeve, për të gjetur të panjohurën dhe të pamundurën.

Pra, ecja drejt të pamundurës në kuptimin jetik, për dashurinë, është vëllimi i ri me tregime i shkrimtarit Eroll Velija. Them kështu, sepse vetë titulli i librit Të dua e panjohur të drejton andej, ku dashuria nuk preket në kuptimin fizik, por, kërkohet nëpër rrugët e jetës, ashtu siç e imagjinon vetë autori dhe atë:

• Duke e shtruar dashurinë, mbi shtratin e imagjinatës,
• Duke e kërkuar lumturinë e dashurisë, mbi ëndrrën e jetës,
• Duke e kërkuar jetën, nëpër lumturinë e panjohur dhe,
• Duke u dashuruar në dashurinë e të panjohurës.

Më tej, po të udhëtojmë nëpër tregimet e librit, do të shohim edhe drama jete mes dashurisë dhe jetikes, dhe ecjet që here-herë intrigojnë rrugën e ecjeve kah dashuria për të ra nën ndikimin e mendimit të botëkuptimit apo më mirë thënë të bindjes së lidhur për madhoren e jetës tradicionale, që më së miri na e tregon fundi i librit me tregimin Ndenja e inferioritetit, ku autori pyetet se pse jeta nuk jetohet sipas parimit të besimit të dashuri të sinqertë, dhe atë duke u pyetur, pse nuk jetohet dhe pse nuk dashurohet sipas dashurisë ku qepen bukuritë e jetës.
Ndaj, lirshëm mund të them se brenda shumë tregimeve, shkrimtari Erol Velija mëton të tërheq një paralele mes dashurisë së sotme që ka konflikt mes e përmes njohjes për dashuri të vërtet dhe, dashurisë, që, sipas kohës së sotme shikohet si sundim mbi dashurinë ku fjalën duhet ta ketë vetëm sundimtari mbi dashurinë, që aludon në faktorin e së keqes, si rojtar i dashurisë e, faktori i së mirës, si zbatuese e dashurisë.

Ky mendim, vjen si rrjedhojë i shumë dëshmive brenda tregimeve, që autori na i sjellë si shkak, për arsyen se pse edhe vetë titulli i librit qëndron Të dua e panjohur.

Dhe, e vërteta e një dashuria, siç e do autori, brenda të panjohurës, qëndron nën boshtin e fushës së dashurisë, ku jeta kërkon më shumë se ajo që shihet, më shumë se ajo që preket, qoftë në kuptimin fizik, qoftë në atë imagjinar.

Do të doja të thosha edhe shumë detaje të tjera mbi dhjetëra tregime, ku kryqëzohen e sotmja dhe e kaluara e ardhmja dhe e sotmja, por, duke mos dashur më shumë që të zhvesh gjeografinë e librit dhe, duke dashur që secili lexues ta shijoj sipas ndjenjës së tij, do të mundohem që ketë libër me tregime të shkrimtarit Eroll Velija ta rrumbullakoj mbi tri parime, të dashurisë, të cilat parime autori i shënjon, por, me ose pa dashje i tejkalon, ngase sipas vetë tregimeve, dëshmohet se autori do te mbetet dashnor i dashurisë së panjohur.
Kështu që, tri parimet, që vërehen brenda tregimeve si:

• koha nëpër kohë,
• dashuria për dashurinë dhe,
• jeta për jetën.

Mbeten si tri shtigje kah të ecet drejtë dashurisë, që për dashurinë janë të panjohura, përderisa nuk shtrohen mbi shtratin e lumturisë së jetës.

Ndaj, për të mos e prekur të panjohurën për dashuri, uroj që secili lexues të njihet me të, kuptohet, duke e kërkuar brenda librit Të dua e panjohur, libër të cilin autori Eroll Velija na e shfaq si një pikëpamje, për t’u dashuruar në të panjohurën e dashurisë, që secilit njeri i takon që ta ketë si të dashur./BS/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të pavarësisë së Kosovës

Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të pavarësisë së Kosovës

Filigrani përtej Artizanatit

Filigrani përtej Artizanatit

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin NË MES

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin NË MES

Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

Kampanja ‘Kino për qytetin’ kalon pragun fillestar prej 35% për fitimin e fondeve!

Kampanja ‘Kino për qytetin’ kalon pragun fillestar prej 35% për fitimin e fondeve!

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Teatri i Gjilanit me shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për Halloween

Teatri i Gjilanit me shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për Halloween

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

May-Linda Kosumoviç merr titullin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

May-Linda Kosumoviç merr titullin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

Vdes rapsodi Hashim Shala

Vdes rapsodi Hashim Shala

Valmir Tertini, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë

Valmir Tertini, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë

Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

Në mbrojtje të Teatrit, flet Ndrenika: Jemi përbuzur, vetëm Erdogani i bën këto punë

Në mbrojtje të Teatrit, flet Ndrenika: Jemi përbuzur, vetëm Erdogani i bën këto punë

Serialet që nuk duhet të lini pa parë (Kujdes! Nuk ka seriale turke)

Serialet që nuk duhet të lini pa parë (Kujdes! Nuk ka seriale turke)

Arben Zharku pjesë e jurisë në festivalin e Rotterdamit

Arben Zharku pjesë e jurisë në festivalin e Rotterdamit