Të dielën Superkupa e Kosovës në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit

E publikuar: 14/09/2018 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi, të dielën do të ndeshet me fituesin e Kupës së Kosovës, Prishtinën, në ndeshjen e Superkupës së Kosovës.

Edhe në kategorinë e femrave do të jetë përballje ndërmjet skuadrave të njëjta, basketbollistet e të cilave do ta kërkojnë trofeun e Superkupës.

Në kategorinë e meshkujve ndeshja do të fillojë nga ora 17:00, derisa femrat do të luajnë nga ora 14:00.

Federata e Basketbollit të Kosovës tashmë i ka publikuar terminet dhe delegimet e personave zyrtarë në ndeshjet e Superkupës së Kosovës që jua sjellim më poshtë:

E diel ora 14:00
Prishtina vs Bashkimi (Femrat)
Gjyqtari kryesor: Artan Gashi
Gjyqtari 1: Ngadhnjim Shabani
Gjyqtari 2: Amar Djekovic
Gjyqtari G: Atdhe Gutaj
Vëzhgues: Mehdi Gashi

E diel ora 17:00
Z Mobile Prishtina vs Bashkimi
Gjyqtari kryesor: Daut Mehmeti
Gjyqtari 1: Elldin Uglari
Gjyqtari 2: Atdhe Goqaj
Gjyqtari G: Arian Thaqi
Vëzhgues: Azem Hoxhaj

/Telegrafi/