Të dielën akrepat kthehen një orë mbrapa

E publikuar: 26/10/2016 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndryshimi i orës këtë vjeshtë do të bëhet të dielën e fundit të tetorit (30 tetor), kur në orën 03:00 (sipas orës sonë) akrepat e orës do të shkojnë në 02:00.

Nga kjo ditë të gjithë do të kenë një orë më shumë për gjumë.

Ndryshimi i orës më parë në Evropë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

 Si ligj evropian ndryshimi i orës në Evropë u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.

Norma evropiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas ), që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.