Të dhënat e 50 milionë njerëzve të famshëm në Instagram janë ekspozuar

E publikuar: 21/05/2019 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miliona influencerë dhe personalitete të Instagram u janë ekspozuar adresat e e-mail-it dhe numrat e telefonit.

Ato ishin ruajtur në një databazë online të pambrojtur dhe përmbanin rekordet e disa prej përdoruesve më të famshëm të Instagram.

Uebsajti tha se databaza kishte mëse 49 milionë rekorde të njerëzve të famshëm, blogerëve e shumë të tjerë.

Databaza raportohet se është krijuar nga një firmë e quajtur Chtrbox nga India. TechCruch tha se databaza është tërhequr menjëherë pasi kishte konaktuar me Chtrbox.

Ajo përmban informacione si numri i ndjekësve dhe vendodhja e tyre e ishte përdorur për të përcaktuar vlerën e secilit prej llogarive të Instagram dhe sa mund të kushtonte një reklamë apo postim i sponsorizuar tek këta influencerë.

Instagram thotë se ka komunikuar me Chtrbox për të mësuar se nga kanë ardhur këto të dhëna dhe si kanë përfunduar publikisht të disponueshme. /PCWorld Albanian