Të bukura por të tradhtuara! (Foto)

E publikuar: 08/03/2015 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ato janë të bukura, të famshme dhe të pasura, por edhe përkundër kësaj, ato së paku njëherë nuk kanë arritur të gjejnë një mashkull besnik.

Që gjërat të jenë edhe më të tmerrshme, kur tradhtohen, kjo nuk mbetet në domenin e jetës së tyre private, por bëhen lajm kryesor në ballinat e medieve.

Kur më 2007 Eva Longoria ishte martuar me basketbollistin e NBA-s, Tony Parker, ata dukeshin si një çift i lumtur dhe i dashuruar marrëzisht.

Mirëpo, kur ajo kishte zbuluar një varg mesazhesh intime të cilat Tony ia kishte dërguar një femre tjetër, ajo kishte filluar të vë në dyshim pamjen e saj seksi.

“Vazhdimisht e pyesja veten nëse jam mjaftueshëm seksi, se a jam mjaftueshëm e bukur apo e mençur”, kishte deklaruar ajo, shkruan gazeta “Zëri”.

Tony e kishte tradhtuar Evan me gruan e kolegut të tij basketbollist, Brent Berry. Pa marrë parasysh se si duket, Brad Pitt-it rrallëkush ia ka parë për të madhe që gruan e tij të atëhershme Jennifer Aniston, e kishte tradhtuar me Angelina Jolie.

Por as Jennifer-it të tradhtuar,  nuk i është dashur shumë kohë t’ia falë këtë, prandaj gjatë një interviste kishte deklaruar se kjo ngjarje, ka bërë që ajo ta duaj veten më shumë.

Manekinia dhe aktorja e bukur britanike Elizabeth Hurley, për 13 vite ishte në romancë me aktorin Hugh Grant.

Por kjo romancë e bukur, ishte rrënuar kur i dashuri i saj ishte kapur në veturë duke bërë seks me një prostitutë.

“Më ka thirrur agjenti im për të ma dhënë këtë lajm. Kisha ndjenjën sikur dikush më kishte qëlluar me armë. Ishte shok i vërtetë”, kishte deklaruar ajo gjatë një interviste.

As Halle Berry nuk ishte e mbrojtur nga zgjedhja e gabuar e meshkujve.

Ajo për katër vite ishte në martesë me këngëtarin Eric Benett, i cili vetë e kishte pranuar se disa herë e kishte tradhtuar aktoren.

Kur Rihanna kishte zbuluar se i dashuri i saj Chris Brown e kishte tradhtuar me menaxheren e tij Tina Davis, ajo ishte konfrontuar me të, por e kishte pësuar keq, pasi ishte rrahur rëndë nga reperi. /Zëri/

Image
Image
Image
Image
Image
Image