Të bësh qejf me paratë e babait! (Foto)

E publikuar: 04/10/2017 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kudo në botë për të rinjtë është e vështirë që të kenë para për të shpenzuar pa limit teksa një pjesë e madhe e tyre nuk po arrijnë të kenë edhe një punë bazë.

Por ka disa përjashtime – e një rast janë ata fëmijë që pavarësisht se nuk kanë punuar qoftë edhe një ditë në jetën e tyre, kanë nën pronësi makina superluksoze apo edhe avionë privatë.

Një luks ky për disa, të cilët janë thjesht fëmijë me prindër shumë të pasur.

E në kohët e sotme nëse ke diçka për t’u mburrur atëherë shpërndaje në rrjetet e sociale.

Pikërisht këtë bëjnë edhe këta trashëgimtarë, të cilët nga fotot që publikojnë duket se nuk ia dinë shumë vlerën asaj që kanë. /tch/