“Të bërit biznes 2018”, Kosova rangohet lart nga Banka Botërore

E publikuar: 31/10/2017 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raporti i Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2018” i cili u publikua sot me 31 tetor 2017, vë në pah progresin e konsiderueshëm që ka arritur Republika e Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë.

Raportin e ka shpërndarë ish-ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami e cila ka thënë se ka bërë një punë të madhe gjatë qeverisjes së kaluar

“Kosova ka shënuar ngritje të madhe në rangimin e përgjithshëm në nivel botëror ku nga vendi i 60-të që ishte vitin e fundit, tani jemi renditur në vendin e 40-të. Vlen të theksohet se në vitin 2014 Kosova renditej në vendin e 86-të në këtë raport. Ky raport merr parasysh reformat e bëra nga 1 qeshori i vitit 2016 deri me 31 maj te vitit 2017”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj, Po ashtu, Kosova është listuar në top vendet reformatore të cilat kanë shënuar më së shumti përparim në përmirësimin e mjedisit afarist në nivel global, shkruan Express.

“Ky është një lajm fantastik për Republikën e Kosovës, dhe unë si ish-Ministre e Tregtisë dhe Industrisë jam mjaft e lumtur që kemi bërë një punë tejet të madhe gjatë tërë mandatin tonë qeverisës që të arrijmë në këtë nivel të lartë të renditjes, konfirmuar nga Banka Botërore. MTI ka qenë koordinuese e procesit të përmirësimit të mjedisit afarist në vend” ka shkruar ish –Ministrja.

Raporti i Bankës Botërore për të Bërit Biznes është një mekanizëm i rëndësishëm për monitorimin e progresit të shteteve të ndryshme në përmirësimin e mjedisit afarist. Dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes vlerësojnë qeverisjen dhe lehtësinë e të bërit biznes në një mori të fushave ligjore, rregullatore dhe operacionale.

“Këto përmirësime janë rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës, Task Forcës së MTI-së për përmirësimin e mjedisit afarist dhe Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Një falënderim i madh shkon po ashtu edhe për projektin e USAID-it “Partneritet për Zhvillim” të cilët na kanë dhënë mbështetje të konsiderueshme në tërë këtë proces.

Përmirësimi i mjedisit afarist në vendin tonë ka qenë prioritet i lartë i qeverisë së shkuar dhe ne jemi krenar që kemi arritur sukses të jashtëzakonshëm në këtë drejtim”, ka sqaruar Bajrami.