Taxhikistan, burri arrestohet pasi gruaja vetëvritet për çështje të virgjërisë

E publikuar: 01/08/2017 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Autoritetet nga Taxhikistani e kanë arrestuar një burrë, gruaja e të cilit kishte kryer vetëvrasje

Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit të kaluar pas shumë diskutimeve rreth virgjërisë së gruas së ndjerë.

Zyrtarët e gjykatës në Taxhikistan, kanë thënë se Zafar Pirov, 24 vjeçar është akuzuar për nxitje të gruas së tij për të bërë vetëvrasje.

Në rast se vlerësohet i fajshëm për akuzat, ai mund të dënohet me tetë vite burgim.

Rajabbi Khurshed, 18 vjeçare, ka bërë vetëvrasje pas 40 ditësh që ishte martuar meqë burri i saj e akuzonte se ajo nuk ishte e virgjër.

Marrëdhëniet seksuale paramartesore janë temë tabu në shoqërinë e Taxhikistanit.

Sipas familjes së Khurshed, e ndjera ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga burri i saj, dhe “nuk ka mundur ta vazhdojë jetën më tutje”, përcjell REL.

Familja e saj ka shtuar se Rajabbi është bërë viktimë e “shpifjes dhe dhunës”.