‘Tavolina’ arrinë 10 milion klikime në ‘Youtube’ (Video)

E publikuar: 01/04/2015 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

U lansua në dhjetor. ‘Tavolina’ nga Ledri, Lumi B dhe Ermal Fejzullahu në ditën e parë të prillit ka arritur që t’i mbledh mbi 10 milion klikime në kanalin Youtube.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Ermali përmes një fotoje të hedhur në Instagram. E ky sukses i kësaj kënge, e kanë nxitur treshën që të sjellin edhe një tjetër projekt muzikor.

Ata me këngën e re ‘Shko’ janë pjesëmarrës në festivalin shqiptar Top Fest. Edhe kjo këngë pritet që të jetë një tjetër hit sikurse është bërë Tavolina.

Për gjithë juve mendoni që po gënjejmë për 1 prill, më poshtë e keni linkun e ‘Tavolina’. /Indeksonline/