Tashmë në Instagram mund të ruani postimet

E publikuar: 18/12/2016 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instagram ka publikuar përditësimin e tij më të ri. Rrjeti social në pronësi të Facebook ka njoftuar se do të shtojë tiparin e ruajtjes së postimeve në profilin tuaj.

Për të shtuar ndonjë postim tek të ruajturit, thjesht klikoni në ikonën e re “Bookmarks”, e cila do të shfaqet në secilën foto që paraqitet në faqen kryesore.

Postimet që ju i ruani përmes “Bookmarks” do të jenë të gatshme që ju ti shfletoni më vonë. Ky postim do të jetë privat, çka do të thotë se vetëm ju do të mund t’i shikoni këto postime.