Tashmë mund të lançoni aplikacionin Instagram nga aplikacioni Facebook

E publikuar: 21/09/2017 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti social Facebook tha ditën e sotme se përdoruesit do të mund të aksesojnë profilin e tyre të Instagram direkt nga aplikacioni kryesor Facebook.

Kompania konfirmoi se shtesa e re do të jetë e disponueshme në menunë e navigimit në aplikacionin mobil. Opsioni shfaqet ngjitur me profilin personal në aplikacionin Facebook, sipër faqeve që menaxhoni.

Nëse klikoni linkun, aplikacioni Instagram në telefonin tuaj do të lançohet menjëherë njësoj sikur ta kishin lançuar nga ekrani i telefonit.

Ndryshimi është i vogël, por është me rëndësi sepse përdoruesit mund të qarkullojnë mes aplikacioneve pas u larguar prej tyre.

Kjo nuk është hera e parë që Facebook eksperimenton me shkrirjen e shërbimeve. Në Maj kompania testoi një veçori e cila tregonte numrin e njoftimeve të aplikacioneve të tjera duke ju lejuar të kaloni tek tjetri me një të prekur.

Të dhënat e fundit që vinë nga App Annie tregojnë dominimin e aplikacioneve Facebook ditëve të sotme. Aplikacioni kryesor është më i shkarkuar i të gjitha kohërave ndërsa Instagram vjen në vendin e 4. /PCWorld Albanian