Tashmë mund të bëni “Retweet” me imazhe, video dhe GIF

E publikuar: 07/05/2019 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke filluar nga dita e sotme përdoruesit e Twitter mund të shtojnë imazhe, video dhe GIF në ri-cicërimat apo cicërimat e cituara. Kompania lançoi funksionin e ri në Android, iOS dhe uebsajtin mobil të Twitter ndërsa në desktop ende nuk ka mbërritur.

Shtimi i fotove, videove dhe përmbajtjeve multimedia punon siç ju e prisni duke klikuar “retweet with comment” dhe klikuar ikonën e imazhit ose GIF.

Duke si një shtesë e vogël në shërbim por Twitter thotë se nuk është e thjeshtë për ta dizajnuar në një mënyrë që të mos bëhet e bezdisshme kur të tjerët e shohin.

Twitter tha se e gjeti sfiduese faktin se njerëzit e kishin të vështirë të kuptojnë përmbajtjen e një cicërime kur komentet e bërë kishin përmbajtje media.

Kjo për shkak të dizajnit sepse shfaqeshin sikur të ishin dy cicërima të bashku. Për të adresuar këtë problem Twitter vendosi cicërimën origjinale në një kuti më të vogël.

Twitter thotë se disa marka dhe krijues kanë filluar të përdorin funksionin nga dita e parë. Në desktop ka probleme por presim që Twitter ta adresojë sa më të parë. /PCWorld Albanian