Tashmë dihen kundërshtarët e Kosovës nëse kalon tutje: Fitorja kundër Azerbajxhanit na dërgon kundër Maqedonisë në Shkup, barazimi me Gjeorgjinë në Tblisi

E publikuar: 20/11/2018 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova po kalon në një moment tejet pozitiv pasi që ndodhet në vendin e parë në Grupin 3 të Ligës së Kombeve.

Një fitore eventuale ose barazim në ndeshjen e nesërme në Prishtinë ndaj Azerbajxhanit, Kosova kualifikohet në gjysmëfinale të Divizionit D ku më pas mund ta kërkojë kualifikimin për në Kampionatin Evropian.

Nëse fiton nëse Kosova, do të luajë ndaj Maqedonisë në Shkup, në mars të vitit 2020.

Foto: UEFA.com

Nëse ndeshja mbyllet baras, Kosova do të luajë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.

Rasti më i keq, humbja, do ta linte Kosovën edhe për një edicion në Ligën D, ku tashmë do të ketë kombëtare më të forta, pasi do të jenë pjesë edhe Sllovenia, Qipro, Lituania dhe Estonia.

Përfaqësuesja e Maqedonisë e ka demoluar Gjibraltarin në ndeshjen e sotme me shifrat 4-0, kurse Gjeorgjia e mposhti 2-1 Kazakistanin.

Kosova (Foto:Ridvan Slivova, Telegrafi)

Kosova aktualisht ka 11 pikë, ndërsa Azerbajxhani ka nëntë pikë.

Ndeshja e nesërme do të jetë vendimtare me Kosovën që ka përparësinë e pikëve dhe të tifozëve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. /Telegrafi/