Tare dëshiron ta sjellë Ramiresin te Lazio

E publikuar: 16/10/2018 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lazio ka filluar që tani të mendojë për afatin kalimtar të janarit dhe Ramires është në krye të dëshirave të Igli Tares.

Drejtori sportin i skuadrës nga kryeqyteti italian dëshiron të forcojë mesfushën, por këtë herë duke shtuar eksperiencë.

Sipas Corriere dello Sport, Tare është duke bërë përpjekje maksimale për ta sjellë lojtarin te klubi nga qyteti i Romës, pavarësisht se ai ka kontratë me Jiangsu Sunnin deri në fund të 2019.

Ramires (Foto: Masashi Hara/Getty Images/Guliver)

Besohet se skuadra italiane ka filluar tashmë të punojë rreth këtij transferimi.

Ramires në të kaluarën ishte pjesë Chelseat, Benficas dhe Cruzeiro.

Lazio për fillimin e sezonit pak a shumë janë të kënaqur, ata renditen në vendin e katër në Serie A, kurse në Grupin H të Ligës së Evropës në vendin e dytë.

Në afatin e fundit kalimtar ishte folur për një kalim të mundshëm të Ramires te Inter, por që nuk u realizua në fund. /Telegrafi/