Tanja Fajon: Myslimanët nuk janë terroristë

E publikuar: 22/03/2016 15:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Parlamenti Evropian dhe institucionet evropiane në Bruksel janë mbyllur, tha në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Tanja Fajon, anëtare e Parlamentit Evropian, e cila aktualisht ndodhet në Bruksel.

“Momentalisht jam në Parlamentin Evropian. Institucioni është mbyllur. Pjesën më të madhe të informatave e kemi nga mediat, por dhe departamenti ynë i sigurisë dërgon disa rekomandime si të veprojmë. Nuk ka transport publik, dëgjohen sirenat. Këtë mëngjes kishte panik dhe kaos në Bruksel. Tani jemi duke i mbledhur informatat në lidhje me çfarë tjetër po ndodh. Pak a shum, të gjitha takimet sot dhe nesër janë anuluar në institucionet evropiane. Informatat e tilla i marrim përmes e-mailit. Jemi duke pritur. Jemi të tronditur. Është e tmerrshme ajo që ka ndodhur, por unë mendoj se pak a shumë të gjithë kanë pritur diçka e ngjashme mund të ndodhë në Bruksel, siç ndodhi në Paris vitin e kaluar”, tha Fajon.

Ajo theksoi se të gjitha institucionet evropiane janë angazhuar në mënyrë aktive në luftën kundër terrorizmit.

“Sigurisht, unë dënojë të gjitha sulmet. Kjo është diçka e papranueshme. Diçka që nuk duhet të ndodhë. Njerëzit kanë humbur jetët, shumë prej tyre janë plagosur. Natyrisht, kjo nga ana tjetër na bashkon. Ajo që është e rëndësishme, që çdo herë e theksojë, ekstremistët unë nuk mund të fitojnë. Ata nuk kanë vend në bashkësinë evropiane dhe në skenën globale. Gjithashtu, myslimanët nuk janë terroristë dhe unë dua të theksoj këtë në po këtë situatë”, tha Fajon.

Ajo kujton se, pavarësisht Brukselit, ditët e fundit në shënjestër të aktiviteteve terroriste ishin Stambolli dhe Ankaraja në Turqi.

“Të gjitha situatat e tillë na trondisin gjithmonë të gjithëve. Jemi duke kërkuar zgjidhje se si të luftojmë së bashku kundër terrorizmit, jo me frikë, por të bashkuar. Ky është mesazhi i njëjtë i belgëve që kamë dëgjuar sot. Ne jemi më të fortë se ju. Është mesazhi i njëjtë se nuk jemi frikësohemi dhe se do të luftojmë kundër terrorizmit”, porositi Tanja Fajon.

Në shpërthimet e mëngjesit të sotëm, dy në aeroport dhe një në metro, në bazë të informacioneve të mëparshme, jetën kanë humbur të paktën 13 persona dhe janë plagosur 35 të tjerë.