Tanja Fajon: Kosova nuk ka qenë kurrë më afër Evropës

E publikuar: 21/03/2018 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Raportuesja në Parlamentin Evropian për çështjen e regjimit të vizave për Kosovën, Tanja Fajon thotë se me ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, është hequr një pengesë e madhe për Kosovën.

Ajo thotë se do të bëj “më të mirën” që qytetarët e Kosovës shumë shpejt të lëvizin pa viza, duke shtuar se Kosova nuk ka qenë kurrë “më afër Evropës”.

“E lumtur me lajmin pozitv nga Kosova për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit. Një pengesë e rëndësishme është tejkaluar dhe është në të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë do të bëj më të mirën e mundshme që liberazimi i vizave të bëhet shumë shpejt realitet. Kosova nuk ka qenë kurrë më afër Evropës”, ka shkruar Fajon në një postim në Twitter.