Tani Ronaldon mund ta shihni në Shkup

E publikuar: 30/07/2017 12:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ylli i njohur portugez Cristiano Ronaldo, ka dhënë një lajm bombastik për adhuruesit e tij, e sidomos ata shqiptarë, pasi ka njoftuar se do të kthehet në stërvitje me Real Madrid në fillim të muajit gusht.

Ronaldo ende gjendet në pushime por ka bërë të ditur se me Realin do bashkohet saktësisht më 5 gusht, tre ditë para Supër Kupës së Europës ndaj Manchester United, transmeton Klan Kosova.

Ky lajm sigurisht që do gëzojë dhe shumë adhurues të tij shqiptarë, pasi Ronaldo do mund të jetë pjesë e ndeshjes së 8 gushtit në kuadër të Super Kupës së Europës, në Shkup.

”Ronaldo do të luajë kundër United-it” shihet mbishkrimi i ballinës së të përditshmes spanjolle AS, përcjellë Klan Kosova.