Tani mund të blihen biletat e kinemave dhe teatrove me anë të Asistentit të Google

E publikuar: 07/05/2018 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ka krijuar partneritet me Fandango për të ofruar blerje të biletave të filmave nga Asistenti i Google. Për të blerë bileta, mjafton të thuhet vetëm “blej bileta”, ose mund të thuhet: “Hej Google, më jep bileta për …” me emrin e filmit që dëshiron të shohësh.

Nëse nuk je i sigurt se çfarë dëshiron të shohësh, vetëm thuaj “shfaqjet afër meje” dhe Google do të sjellë një përzgjedhje të filmave që do të shfaqen në teatrot që ndodhen pranë jush. Mund të gjeni më shumë rreth një filmi duke pyetur “kush janë aktorët që luajnë në të?” Ose “më tregon trajlerin”.

Gjithashtu me këtë funksion mund të blini bileta të parakohëshme për filma të ardhshëm. Kur përdorni thirrjet me Asistent në telefonin tuaj, ai shfaq një përzgjedhje të teatrove me oraret e disponueshme.

Sapo të keni përzgjedhur një teatër dhe një orar, ju gjithashtu mund të zgjidhni vendet tuaja.

Gjatë 4 majit, të njohur gjithashtu si Dita e Star Wars, Google ka patur një shitje masive të Luftës së Yjeve në Google Play Store. Ka paketa dhe shitje në aplikacione, duke përfshirë Star Wars: Galaxy of Heroes, Star Wars: Commander, Star Wars: Force Arena, LINE: Disney Tsum Tsum, Disney Emoji Blitz, Star Wars: Knights of the Old Republic dhe Star Wars Pinball 6. Ka edhe ulje në audiobooks, e-libra, dhe libra komik.

Google gjithashtu ka një vezë të Pashkëve për tifozët e Star Wars: nëse i thoni Google Assistant “May the 4th be with you”, ajo bërtet në Shyriiwook. /PCWorld Albanian