Talat Xhaferi do të koordinojë partitë për të vendosur për zgjedhjet lokale

E publikuar: 13/05/2017 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, do të tentoj t’u ulë në një tavolinë partitë parlamentare dhe të sigurojë zgjidhje politike me konsenzus për afatin e kryetarëve të komunave, i cili skadon më 15 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së hënë kryetari i Kuvendit, ka caktuar koordinim mes përfaqësuesve të partive parlamentare për zgjedhjet lokale.

Nëse shefat e partive mirren vedh rreth datës së zgjedhjeve lokale, të njëjtën ditë mund të mbahet seancë për ndryshime të ligjeve për vazhdimin e afatit të kryetarëve të komunave.

Për momentin është e paqartë nëse OBRM-PDUKM-ja do të merr pjesë në këtë takim ose tjetër të caktuar nga Talat Xhaferi, për të cilin thonë se është jolegjitim dhe kërkojnë nga LSDM-ja të nënshkruajnë zgjedhje të shpejta lokale së bashku me ato parlamentare.