Taktizimet para finales së dialogut

11.07.2018 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Taktizimet para finales së dialogut

Veprimet që së fundmi po bëjnë autoritetet në Kosovë dhe në Serbi, sinjalizojnë se të dy palët po përgatiten për fazën e fundit të dialogut në Bruksel, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike, shqiptarë dhe serbë.
Sipas tyre, përplasjet verbale ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe të Serbisë, presioni i Beogradit ndaj pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës që ta braktisin këtë forcë, reagimet e autoriteteve të Kosovës lidhur me këtë çështje, ndalimi nga institucionet e rendit të pjesëtarëve të komunitetit serbë në rajonin e Gjilanit, si dhe deklaratat me tone kërcënuese për braktisje të dialogut nga ana e Beogradit, në fakt janë tensione të reja, por të shkurta, për pozicionim në fazën e fundit të dialogut.

Imer Mushkolaj, analist i çështjeve politike, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpreh mendimin se të dyja palët, autoritetet e Kosovës dhe të Serbisë, e sidomos kjo e fundit, po përpiqen t’i forcojnë pozicionet e tyre para dialogut që i pret, për normalizimin e marrëdhënieve.

“Natyrisht që procesi i finales së dialogut dhe i mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje, është i rëndësishëm dhe është i ndjeshëm po ashtu. Unë pres që retorika e të dy palëve, por edhe veprimet do të vijnë duke u bërë edhe më të ashpra, për shkak se në këtë formë pretendohet se do të forcohen pozicionet. Mirëpo, unë nuk pres se do të ketë ndonjë situatë më serioze, në kuptimin që do të mund të ndikojë që një proces i nisur me qëllimin që t’i normalizojë marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve, të kthehet në një proces i cili mund t’i përkeqësojë këto marrëdhënie ndërmjet dy vendeve”, theksoi Mushkolaj.

Njohësi serb i çështjeve politike, Rangjel Nojkiq, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dyja palët, Kosova dhe Serbia, i kanë të qarta sinjalet nga bashkësia ndërkombëtare se duhet t’i hyjnë fazës së fundit të dialogut, i cili do të duhet të prodhojë një proces të normalizimit të marrëdhënieve. Sipas tij, kjo edhe do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt dhe paraprakisht, palët kanë ngritur tensionet për të pasur pozicione sa më të favorshme për kërkesat që do t’i shtrojnë në këtë dialog.

“Kjo do të çojë në tensione të reja, por ato nuk do të jenë në nivelin e një problemi afatgjatë. Ky do të jetë problem afatshkurtër, vetëm për aq sa konsiderojnë s’mund të gjejnë ose krijojnë vakuum kohor, për të krijuar pozicione më të mira, me të cilat do të mund të përpiqeshin që t’i zgjidhin kërkesat e tyre. Mendoj se nuk do të ketë probleme afatgjata, sepse edhe bashkësia ndërkombëtare nuk do ta lejojë këtë”, tha Nojkiq.

Por, çfarë është rreziku që situata e tillë, që karakterizohet me përplasje verbale dhe deklarata të ashpra, të dalë nga kontrolli?

Analisti Mushkolaj, shpreh mendimin se të dyja palët i mbajnë nën kontroll veprimet e tyre, por ato mund të krijojnë efekte për veprime individuale.

“Mund të ketë veprime individuale që dalin jashtë kontrollit. Mirëpo, sërish them që nuk shoh rrezik që të ketë veprime që mund të rrezikojnë procesin. Fundja, Beogradi dhe Prishtina janë të vetëdijshme që kjo është e dëmshme dhe vetëm sa do t’i dëmtonte pozicionet e palëve në bisedime. Besoj që gjithçka do të mbetet në ashpërsimin e retorikës, respektivisht, veprimeve që nuk janë të dhunshme, por që dërgojnë porosi të ndryshme, për të cilat palët do të mendojnë se do të jenë në favor të tyre. Por, nuk pres që të ketë tensione, në kuptimin e veprimeve që mund të jenë të dhunshme dhe që njëmend do ta kthenin procesin në fillim”, u shpreh Mushkolaj.

Në anën tjetër, Nojkiq beson që përplasjet verbale dhe veprimet ndërmjet dy palëve do të mbesin vetëm në nivelin që kanë qenë deri më tash, por pa e rrezikuar të ardhmen e dialogut.

“Nuk do të ketë tensione më të mëdha. Unë e shoh që ky është fillimi i fundit, por, normalisht, nuk mendoj se do të kemi zgjidhje për një apo dy muaj. Por, mendoj që vazhdimësia e fillimit të zgjidhjes së problemit, do të nisë shumë shpejt”, theksoi Nojkiq.

Sidoqoftë, të dy këta njohës të zhvillimeve politike, vlerësojnë se asnjëra palë, ende nuk janë krejtësisht të gatshme për fazën e fundit të dialogut dhe rezultatet e pritshme eventuale që mund të dalin në fund të tij, e që do të dalin nga kompromiset e mundshme.

Megjithatë, ata pajtohen se aktualisht, Kosova ka pozicion më të përshtatshëm për t’iu qasur fazës së fundit të dialogut të Brukselit, i cili siç është paralajmëruar, duhet të përfundojë me marrëveshje juridikisht obliguese për të dyja palët.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Të shtrirë në tokën e mbuluar në gjak, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Kamëz (Foto)

Të shtrirë në tokën e mbuluar në gjak, dalin pamjet e aksidentit tragjik në Kamëz (Foto)

Thaçi po e ndjek Vuçiqin me referendum

Thaçi po e ndjek Vuçiqin me referendum

Detaje nga krimi i paralajmëruar në Brekoc të Gjakovës i pandaluar nga Policia (Video)

Detaje nga krimi i paralajmëruar në Brekoc të Gjakovës i pandaluar nga Policia (Video)

Thaçi nuk përgjigjet për kompromisin me Serbinë, por sulmon Grupin KOHA

Thaçi nuk përgjigjet për kompromisin me Serbinë, por sulmon Grupin KOHA

Pjetër Nrecaj flet para policisë për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës

Pjetër Nrecaj flet para policisë për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës

Haradinaj: Përgjegjësit e vrasjes në Gjakovë duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia

Haradinaj: Përgjegjësit e vrasjes në Gjakovë duhet të marrin përgjigjen e duhur nga drejtësia

Vrasja në Gjakovë: 5 euro ishin arsyeja e konflikti në çiftin Ndrecaj

Vrasja në Gjakovë: 5 euro ishin arsyeja e konflikti në çiftin Ndrecaj

Tahiri: Ata që kanë neglizhuar detyrën për ofrimin e sigurisë së të ndjerave, do të dalin para përgjegjësisë

Tahiri: Ata që kanë neglizhuar detyrën për ofrimin e sigurisë së të ndjerave, do të dalin para përgjegjësisë

Gjuriq me Listën Serbe ndërsa Vuçiq në linjë telefonike

Gjuriq me Listën Serbe ndërsa Vuçiq në linjë telefonike

AGK dënon gjuhën e përdorur nga presidenti Hashim Thaçi ndaj gazetarit Fitim Gashi

AGK dënon gjuhën e përdorur nga presidenti Hashim Thaçi ndaj gazetarit Fitim Gashi

Kryeprokurori i Gjakovës: Nuk i morëm shumë seriozisht kërcënimet e Pjetrit ndaj Valerianës

Kryeprokurori i Gjakovës: Nuk i morëm shumë seriozisht kërcënimet e Pjetrit ndaj Valerianës

Hoti i sigurt se Thaçi s’do ta udhëheqë dialogun me Serbinë

Hoti i sigurt se Thaçi s’do ta udhëheqë dialogun me Serbinë

Arrestohet një grup i organizuar kriminal

Arrestohet një grup i organizuar kriminal

Haziri: Gjilani ka hyrë në investimet më të mëdha infrastrukturore prej pasluftës

Haziri: Gjilani ka hyrë në investimet më të mëdha infrastrukturore prej pasluftës

Lekaj: Po e ndryshojmë infrastrukturën në vend dhe kurrë më s’do të ketë stërzgjatje të projekteve

Lekaj: Po e ndryshojmë infrastrukturën në vend dhe kurrë më s’do të ketë stërzgjatje të projekteve

Dhuna në familje mposht drejtësinë

Dhuna në familje mposht drejtësinë