Taksisti ilegal 1’sh për Fushë Kosovë e sulmon seksualisht pasagjeren

E publikuar: 27/10/2018 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë/grua ka njoftuar Policinë se është sulmuar seksualisht nga nja person, derisa ishte duke udhëtuar me veturën e tij taksi ilegal. rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë.
Viktima siç njofton Policia ka arritur të dalë nga vetura derisa ishte në lëvizje, por nuk ka pësuar lëndime.

“Me datën 26.10.2018 viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa kishte qenë duke udhëtuar me një taksi ilegal, vozitësi i veturës i dyshuari mashkull e kishte sulmuar seksualisht atë, e cila kishte dalë nga vetura derisa kishte qenë në lëvizje dhe nuk është raportuar për lëndime. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.