Taksisti i bërë “tapë”: Pasi theu portën, tërhoqi zvarrë punëtorin e parkingut (Video)

E publikuar: 28/12/2017 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një taksist mund të përballet me dënim deri në 7 vite burg, pasi nuk pranoi të ndalet në një shkelje trafiku.

Pas kësaj, ai tërhoqi zvarrë 30 metra një punëtor parkingu, dhe theu një portë në aeroportin e Vnukovës të Moskës.

Incidenti, i kapur në kamerat e sigurisë, dhe i dëshmuar nga dhjetëra kalimtarë, përcjell noa.al, filloi kur shoferi, i cili ishte punësuar nga shërbimi kryesor rus Taxi Yandex, hyri në një zonë për këmbësorë në zonën e marrjes së aeroportit. Atij iu afrua më pas një punëtor parkingu.

“Sipas ndihmësit, shoferi dukej se ishte në një gjendje të dehur dhe nuk pranoi t’i përgjigjej asnjë pyetjeje”, tha Sergej Podolskiy, zyrtar i shtypit për Aeroportin Vnukovo.

“Një i dytë që u përpoq të ndihmonte kolegun e tij tha se ai vuri re një erë të fortë alkooli që dilte nga makina”, shtoi ai.

Shoferi i taksive u identifikua dhe u arrestua brenda disa orësh.

I dyshuari është akuzuar për huliganizëm dhe mund të përballet me një gjobë të rëndë, dhe deri në shtatë vjet burgim.