Taksistët në ‘Veternik’ rrihen dhe theren më thika (Foto)

E publikuar: 01/10/2016 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rreth orës 16 në lagjen “Veternik” ka ndodhur një rrahje mes taksistëve.

Disa fotografi që i ka siguruar Lajmi.net, shihen se taksistët kanë pësuar lëndime të rënda trupore, pasi gjatë përleshjes ata kanë përdorur thika.

Ende nuk dihet shkaku që ka ardhur deri te zënka, por sipas disa informacioneve i theruri me thikë dyshohet se ka pasur probleme mendore.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ambulanca dhe policia që po merren me rastin. /Lajmi.net/p2_1143336903_n