“Taksa nuk i shkakton dëm të madh Serbisë, vetëm 2.8 % e mallrave të tyre eksportohen në Kosovë”

E publikuar: 22/02/2019 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i KIPRED=it, Lulzim Peci, po konsideron se taksa ndaj Serbisë ka dhënë dy efekte të rëndësishme për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Peci është shprehur se taksa e ka rritur kapacitetin shtetëror të Kosovës që të ushtrojë sanksione ekonomike ndaj Serbisë, raporton lajmi.net.

Megjiithatë, sipas tij taksa nuk i shkakton dëm të madh Serbisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Taksa 100% ndaj mallërave serbe ka dhënë këto dy efekte të rëndësishme:

a) Kapacitetin shtetëror të Kosovës që të ushtroj sankcione ekonomike ndaj Serbisë.
b) Pavarësinë e tregut kosovar prej mallërave serbe, përmes së cilës janë thyer iluzonet e Serbisë për këtë varësi të imagjinuar..

Mirëpo, në anën tjetër taksa 100% nuk i shkakton dëm të madh Serbisë, pasi vetëm diku rreth 2.8% të eksporteve të mallërave të saja vien në Kosovë, dhe përmes saj nuk mund të mbrohen kufinjtë e vendit.

Në anën tjetër, përmes taksës jemi duke i larguar miqt tanë nga Kosova, dhe po ia mundësojmë Vucicit që fsheh pas saj mos-gadishmërinë e tij për normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohjen e Kosovës .

Prandaj, mendoj se taksa duhet të pezullohet në mënyrë të kushtëzuar, të ndalim lojën e luajtjes “kile” me njëri tjetrin, te ndërtojmë unitetin e spektrit politik të vendit për negociatat me Serbinë, duke përfshirë ketu edhe pozicionin e qartë për pacënueshmërinë e kufinjëve shtetëror..

Negociatat me Serbinë nuk janë çështje elektorale. por shtetërore. Si pozita e sotshme, ashtu edhe ajo e ardhshme do të detyrohet ta zbatoj po të njëjtën marrëveshje që do të nënshkruhet në mes palëve dhe garantuesve të saj ndërkombëtarë – e cila me fjalorin e BE-së quhet “marrëveshje ligjërisht obligative”. /