Jahjaga takon sot Mustafën, Thaçin dhe Haradinajn

E publikuar: 08/02/2016 09:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thirr në takim sot të gjithë drejtuesit e subjekteve politike parlamentare. Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Visar Ymeri dhe Fatmir Limaj, kanë marrë ftesat që sot të jenë në një tavolinë.
Por, jo të gjithë do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese.

Mustafa dhe Thaçi kanë qenë të gatshëm menjëherë t’i përgjigjen ftesës.

Ftesës i është përgjigjur edhe Ramush Haradinaj i AAK-së. Ai, është politikani i vetëm nga opozita e bashkuar që iu përgjigj pozitivisht ftesës dhe konsideron se mos-shkuarja në takim nënkupton izolim të kauzës së opozitës.

“Vetizolimi i udhëheqësve opozitarë është izolim i kauzës sonë të drejtë”, ka thënë Haradinaj.