Takoi ‘fantazmën e fëmijës me një këmbë’, thërriste pandërprerë vetëm dy fjalë (Video)

E publikuar: 15/10/2018 01:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chantha Sitouluk e ka takuar skaj një rruge në Tajlandë, atë që besohet se është ‘Gong Goi’, sipas mitologjisë tajlandeze, fantazma e një fëmije me një këmbë.

Madje, ajo edhe e ka dëgjuar teksa thërriste ‘Gong Goi’ fjalët me të cilat e ka marrë emrin, sepse i përsëritë pandërprerë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, ka pasur shumë njerëz që pretendojnë se e kanë parë krijesën mitike që thuhet se jeton në zona malore, por asnjëherë nuk është dokumentuar me pamje.

Së fundmi, videoja e shkurtër që e ka postuar Sitouluk në Facebook, është parë më se katër milionë herë, duke tmerruar shumicën prej shikuesve.

Në anën tjetër, disa kanë shpjegim shumë më të thjeshtë, pasi e konsiderojnë si ndonjë njeri të veshur të atë formë, që kërcen vetëm me një këmbë. /Telegrafi/