Takohet Kurti me Shpend Ahmetin

E publikuar: 28/05/2020 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pritur në një takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e komunës, ku i pranishëm është edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton T7

Takimin e ka paralajmëruar edhe zyra e Kryeministrit në detyrë përmes një komunikate për media.

Kurti kishte deklaruar se do ta vizitojë komunën që udhëhiqet nga ish-bashkëpartiaku Shpend Ahmeti gjatë muajit maj.