Takohen Mustafa e Pacolli, ja tema e besidës

E publikuar: 13/01/2016 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pacolli: Jemi duke bërë reforma në Byronë Kosovare të Sigurimeve

Kryesuesi i delegacionit për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, Rrahim Pacolli në një postim në rrjetin social facebook ka treguar rreth takimit të sotëm që ka pasur me Kryeministrin, Isa Mustafa. “Sot, bashkë me Guvernatorin e BKQ, z.Hamza dhe Ministren Tahiri, u takuam me Kryeministrin Mustafa, i cili u tregua i gatshëm për të dhënë garancionet shtetërore në rast të lidhjes së ndonjë marrëveshje me ndonjë shtet evropian si Austria apo Sllovenia, përmes së cilit do të implementohej Kartonit i Gjelbër. Garancione të ngjajshme morëm edhe nga Guvernatori i BQK”. Ka thënë mes tjerave Pacolli.

Postim i plote i z. Pacolli

I njoftoj të gjithë qytetarët që, pas nënshkrimit të MoU me Serbinë, jemi duke bërë reforma në Byrosë Kosovare të Sigurimeve, siç parashihen me ligjet e byrove evropiane.
Njëkohësisht, jemi duke bëre përpjekje që deri në fillim të sezonës verore të rregullojmë çështjen e Kartonit të Gjelbër.
Sot, bashkë me Guvernatorin e BKQ, z.Hamza dhe Ministren Tahiri, u takuam me Kryeministrin Mustafa, i cili u tregua i gatshëm për të dhënë garancionet shtetërore në rast të lidhjes së ndonjë marrëveshje me ndonjë shtet evropian si Austria apo Sllovenia, përmes së cilit do të implementohej Kartonit i Gjelbër. Garancione të ngjajshme morëm edhe nga Guvernatori i BQK.
Gjatë këtij takimi, me Ministren Tahiri biseduam rreth disa shkeljeve që po bëhen nga pala serbe sa i përket MoU së nënshkruar në qershor të vitit të kaluar. Këto shqetësime do të ngrihen si çështje diskutimi nga znj.Tahiri në takimet e ardhshme ne Bruksel.