Takimi te presidentja, me dyer të mbyllura

E publikuar: 07/02/2016 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Takimi i ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga, do të fillojë nesër, në ora 9:00.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret në takim të përbashkët drejtuesit e subjekteve politike parlamentare, për të diskutuar tejkalimin e gjendjes së krijuar në vend”, thuhet në agjendën e dërguar nga Presidenca, për datën 8 shkurt.

Deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar Isa Mustafa, përfaqësues i LDK-së, Hashim Thaçi nga PDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga AAK.

Sipas agjendës së dërguar, mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit, që tregon se vazhdimi do të jetë me dyer të mbyllura.