Takimi i sotëm tek presidentja – zgjedhje apo thellim i krizës?

E publikuar: 08/02/2016 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Atifete Jahjaga, bashkë me Ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie, dhe Shefin e Zyrës së BE’së, Samuel Zbogar, do t’i presë sot në orën 09:00 liderët politikë, në tentim të tejkalimit të krizës politike që e ka përfshirë vendin tash e gjashtë muaj.
Në tryezën e bisedimeve do të ulen Kryeministri Isa Mustafa dhe Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ndërsa përballë do ta kenë vetëm liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.
Lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe ai i Nismës, Fatmir Limaj, kanë refuzuar ftesën për dialog.
Kështu, opozita e bashkuar për herë të parë është shfaqur me qëndrime të ndryshme, e që është interpretuar si “çarje” e bllokut.
Ky vendim i Haradinajt, i cili megjithatë ka thënë se do të shkojë në takim për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, nga VV është parë si flirt i tij me pushtetin, ndërsa nga analistët është vlerësuar si hap i drejtë.